Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital.
Këta të fundit fillimisht janë paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por tani fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se të rinjtë nga Kosova i mori dallga.
Ndërkohë në zonën ku ndodhi tragjedia raportohet se nuk ka kulla vrojtimi dhe as flamuj të kuq në det – të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, kur ky i fundit ka dallgë ose është i trazuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave
