A janë takuar? Miri zbulon raportin me Selin pas daljes nga BBVA

Këngëtari i mirënjohur i grupit “West Side Family”, Armir Shahini (Miri), i cili arriti të shkonte deri në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, ka thyer heshtjen lidhur me jetën e tij pas përfundimit të formatit.

Gjatë një interviste të fundit, artisti ka skanuar të gjithë eksperiencën e tij intensive, duke u ndalur te ndryshimet e përditshmërisë, rikthimi në muzikë dhe vëmendja e madhe e publikut.

Megjithatë, kureshtja më e madhe e ndjekësve ka qenë marrëdhënia e tij me ish-banorët me të cilët pati përplasje apo afrime, veçanërisht me Selin.

I pyetur troç nëse ka pasur ndonjë takim me të pas fikjes së kamerave, Miri ka mohuar kategorikisht çdo kontakt, duke treguar se nuk mban asnjë lloj mërzie apo urrejtjeje.

“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan. Ja Elona më njeh”.

Më tej, i vënë përballë pyetjes nëse do të pranonte të ndante të njëjtën studio televizive me Selin nëse do të ishin të ftuar së bashku, ish-finalisti u shpreh plotësisht i hapur:

“S’e kam problem. Unë të thashë. S’e kam problem asnjë gjë. Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lënë atje, por kontaktet jashtë Big-ut patjetër që i kam me miqtë e mi”.

Përveç Selinit, një tjetër dinamikë që u komentua gjatë rrugëtimit të tij ishte edhe ajo me Rogertin. Sa i përket vijueshmërisë së këtij raporti në jetën reale, këngëtari sqaroi se nuk bëhet fjalë për një shoqëri të ngushtë, por për një respekt korrekt si kolegë:

“Nuk është se vazhdoj shoqërinë, por kur jemi hasur në rrugë jemi takuar”, përfundoi ai.