Hyrja e saj e fundit në formatin televiziv ka sjellë menjëherë dinamika të reja, por këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer një sekret mjaft personal.
Klevisa ka nxitur kureshtjen e konkurrentëve dhe të gjithë audiencës duke treguar për një detaj të padukshëm në trupin e saj, të realizuar kohë më parë.
Gjatë një komunikimi të lirshëm me fermerët e tjerë, ajo ka treguar se pas buzës së saj fshihet një shkrim i veçantë. Bëhet fjalë për një tatuazh të pozicionuar në pjesën e brendshme të buzës, ku është shkruar shprehja: “Me kafsho”.
View this post on Instagram
Ajo sqaroi se ky hap ka qenë fryt i një momenti krejtësisht impulsiv gjatë periudhës së adoleshencës, duke e konsideruar sot si një kujtim plot çmenduri nga vitet e rinisë.
Gjithashtu, ajo ka krijuar edhe një situatë mjaft komike, duke zbuluar se kjo marrëzi rinore është mbajtur e fshehtë nga familja, me shpresën që e ëma të mos jetë duke e ndjekur përmes ekranit në ato momente.
“Mami shpresoj mos të jesh duke më parë” tha ajo.
Ky pohim ka bërë menjëherë xhiron e platformave online, ku ndjekësit e shumtë kanë komentuar guximin dhe natyrën e hapur të vajzës që sapo i është bashkuar aventurës televizive.
