Dilema e madhe që pushtoi faqet rozë nëse moderatorja Arbana Osmani ishte përfshirë në një sherr virtual me tone kërcënuese ndaj gazetarit Elton Tozaj, ka marrë më në fund një përgjigje përfundimtare.
Çelësi i kësaj zbratherjeje ka ardhur nga një komunikim i drejtpërdrejtë që drejtuesit e emisionit “Andale” kanë zhvilluar në privat me llogarinë e diskutuar në Instagram, “arbanaosmanimedia”.
Gatishmëria e këtij profili për t’iu përgjigjur kureshtjes së gazetarëve ka nxjerrë në dritë të vërtetën mbi identitetin e personit që menaxhon këtë adresë.
Kur u pyet nëse mund të ofronte ndonjë të dhënë që vërtetonte se nuk bëhej fjalë për prezantuesen e njohur, personi pas ekranit ka shpjeguar origjinën e tij dhe ka hedhur poshtë pretendimet e Tozajt.
Për të shuar çdo dyshim mbi këtë bisedë që po qarkullon kudo, reagimi i plotë i dhënë në mesazhet private ishte ky: “Tani mfal po veq Arbana qe sjam une jam prej Kosove jetoj jasht por ama zdon shume mend me kuptu qe sjom ajo se Arbana as qe ka koh mu marr me fan page qeto veq jon endrrat eTonit por realiteti asht ndryshe 😂”

Me këtë deklaratë, që tregon se adresa administrohet nga një person me origjinë nga Kosova që jeton në mërgim, rrëzon aludimet e ngritura se moderatorja fshihej pas komenteve të ashpra.
