Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka reaguar publikisht pas një komenti kritik që mori në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj dhe ndërhyrjet estetike.
Përmes një reagimi të fortë, Einxhel u shpreh e revoltuar ndaj gjykimeve për pamjen fizike, duke theksuar se nuk arrin ta kuptojë pse gratë vazhdojnë të sulmojnë dhe komentojnë njëra-tjetrën për paraqitjen.
“Jeni shembulli më i shëmtuar në rrjete sociale”, është shprehur ajo, duke dënuar fenomenin e bullizmit dhe negativitetit online.
Moderatorja e cilësoi këtë sjellje si të turpshme dhe shtoi se njerëzit duhet të fokusohen më shumë te vetja sesa te pamja e të tjerëve.

Screenshot
