Një zhvillim i papritur dhe mjaft i gëzueshëm vjen nga jeta private e ish-finalistit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”.
Larg vëmendjes mediatike dhe zhurmës publike, artisti i njohur Blerando ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen e tij të dashurisë, duke hedhur një nga hapat më të rëndësishëm personalë.
Sipas informacioneve të siguruara nga emisioni “Prive”, këngëtari ka lidhur kurorë ditën e sotme. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën është sipërmarrësja Lena Krasniqi, një romancë kjo që ka qarkulluar si thashethem prej disa kohësh në hapësirën virtuale, por që dyshja kishte preferuar ta mbante hermetike.

Detajet e ceremonisë civile janë konfirmuar nga burime të sigurta, të cilat kanë theksuar përfshirjen e vetë kryebashkiakut në këtë proces.
“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama”
Për të vulosur këtë kapitull të ri, vetë Blerando ka thyer heshtjen duke ndarë me ndjekësit një imazh krah partneres së tij, shkrepur në peizazhet romantike të Toskanës, në Itali.
Tashmë mbetet një enigmë nëse çifti i porsamartuar do të zgjedhë të ndajë më shumë detaje nga ky gëzim, apo do të vazhdojnë të ruajnë të njëjtin profil diskret për jetën e tyre bashkëshortore.
