Një debat virtual ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi, duke përfshirë gazetarin Elton Tozaj dhe një llogari në Instagram që mban emërtimin “arbanaosmanimedia”.
Përmes disa publikimeve në rrjetet e tij sociale, gazetari ka ndarë pamje të një shkëmbimi komentesh me tone mjaft të ashpra, duke hedhur dyshime të forta se pas këtij profili qëndron vetë moderatorja e njohur, Arbana Osmani, e cila mund të jetë provokuar nga deklarata të mëparshme të tij.
Gjithçka ka marrë rrjedhë nga një koment i llogarisë në fjalë, e cila i është drejtuar gazetarit me fjalët: “I marsh te keqen.” Përgjigjja e Tozajt ka qenë ironike dhe e drejtpërdrejtë, duke nënkuptuar se po komunikonte me vetë prezantuesen: “po zemer me pelqen qe flet per veten ne veten e 3.”
Tensioni ka arritur kulmin kur nga i njëjti profil ka ardhur një paralajmërim i fortë, i cili është interpretuar si një formë kërcënimi nga gazetari: “ruhu se po te rrahin ate bej leje zemren e melçin.”
Ndaj kësaj gjuhe, gazetari ka zgjedhur të kundërpërgjigjet shkurtimisht: “te fala veshkes.”
Duke mos e lënë me kaq, Tozaj ka ripublikuar të gjithë bisedën në profilin e tij, duke e shoqëruar me mbishkrimin dyshues: “Ti qenke mi? Vet ti medemek me adres fallco?”
Për të përforcuar pretendimet e tij, gazetari ka nxjerrë në dritë edhe disa mesazhe private të dërguara nga persona të tretë, të cilët konfirmojnë se kanë pasur përvoja të ngjashme me këtë llogari.
Në bisedat e publikuara lexohet qartë mbështetja për dyshimet e Tozajt: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adres me pat shkrujt mu”, si dhe “Ishte vet ajo”.


