Fabjola e quajti “kuçkë”, Akili zbulon se i shkroi menjëherë Arbanës: Çfarë i tha?

Një nga ngjarjet më të diskutuara të ditëve të fundit në ekran, e cila çoi në skualifikimin e menjëhershëm të Fabjolës nga formati televiziv, vazhdon të prodhojë reagime.

Këtë herë, ka qenë Akili ai që ka ndarë këndvështrimin e tij rreth kësaj situate të tensionuar, gjatë një bisede në emisionin “Më Prit të Dielën” të drejtuar nga Ermal Peçi.

Gjatë kësaj daljeje publike, moderatori e ka ngacmuar ish-konkurrentin për të zbuluar mendimin e tij mbi ofendimin e rëndë dhe pasojat ekstreme që ai solli për lojën e banores. Pyetja e drejtuar nga Peçi ishte:

“Si e more ti këtë perceptimin e asaj fjale që pastaj mori dhe vendimin e përjashtimit të Fabiolës nga programi?”

Në përgjigjen e tij, Akili u tregua analitik, duke vënë në dukje se çdokush mban përgjegjësi personale për fjalorin e përdorur, ndërsa theksoi se veprimi i ish-banores ishte mbase i drejtë në thelb, por tërësisht i gabuar në formë dhe i drejtuar në adresën e gabuar.

Ai gjithashtu zbuloi një detaj të panjohur, duke treguar se ka kontaktuar menjëherë me prezantuesen e programit pas ngjarjes, për t’i shprehur mbështetjen e tij të plotë.

Lidhur me këtë dinamikë, ai u shpreh saktësisht:
Aty secili ka me perfaqesu vetëm veten dhe gjërat që nxjer nga goja. Për mua, unë e di shumë mirë që ajo vajza ska patur asgjë të drejtpërdrejtë me Arbanën. Por thjesht Fabjola tha gjënë e duhur në koncept të krejt situatës që u krijua por në moment të gabuar dhe personit të gabuar. Kjo është cështja. Sa i përket Arbanës, të them drejtën kur ka ndodh kjo gjëja i kam shkruajt Arbanës, e kam shumë mike, nuk kam hatërmbetje, e dua shumë fort. Kam respekt të madh për atë njeri.”