Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë tërhequr gjithë vëmendjen mbrëmjen e kaluar gjatë një koncerti, ku u shfaqën për herë të parë së bashku para publikut.
Teksa Gimbo performonte në skenë, ai vendosi të ftojë pranë vetes edhe Selinin, duke surprizuar fansat e pranishëm.
Dyshja krijoi një atmosferë festive me një koreografi energjike nën tingujt e këngës së njohur “DJ”, hitit të viteve 2000 nga Rezarta Shkurta.
Paraqitja e tyre u komentua menjëherë nga publiku, sidomos pasi çifti ka paralajmëruar prej kohësh se po punon për një rikthim modern të kësaj kënge ikonike.
Momenti në skenë duket se ishte një “shije” e parë nga projekti që pritet të publikohet së shpejti.
