Romancë e re në showbiz: Dy ish-banorët e BBV konfirmojnë lidhjen me një puthje në buzë (VIDEO)

Një tjetër çift i ri i është shtuar botës së showbizit shqiptar.

Dy ish-banorët e formatit të njohur televiziv Big Brother VIP Kosova, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë nisur një romancë dashurie.

Lidhja e tyre është bërë e ditur dhe publike përmes disa pamjeve ekskluzive të siguruara dhe të publikuara nga emisioni Prive.

Në këto pamje, dyshja shihet mjaft e afërt duke shkëmbyer puthje në një klub nate në kryeqytet, duke treguar se kanë vendosur të mos fshihen më nga sytë e publikut dhe mediave.

Kjo dalje e tyre e parë publike si çift ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të dy personazheve, të cilët kanë ndarë rrugëtimin e tyre televiziv në të njëjtin format.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese dhe jetë të lumtur çiftit të ri në këtë marrëdhënie.