“O Zot, nuk dua fare të…”/ Heidi Baci përgjigjet kështu kur pyetet për Romeo Veshajn!

Pas përfundimit të romancës shumë të komentuar, Heidi Baci duket se ka vendosur të lërë të kaluarën pas dhe të fokusohet tërësisht te vetja dhe karriera e saj.

Së fundmi, gjatë një paraqitjeje në një panair, ish-banorja e reality show-t u ndal për një intervistë të shkurtër ku nuk shpëtoi dot nga pyetjet për ish-partnerin e saj.

Gazetari e pyeti Heidin lidhur me deklaratën e fundit të Romeo Veshajt, i cili e përkufizoi marrëdhënien e tyre thjesht si një “histori 3-mujore”, duke theksuar se ndarja erdhi për shkak të perspektivave të ndryshme që kishin për jetën.

Ndonëse e buzëqeshur, Heidi zgjodhi të mos i jepte më shumë hapësirë këtij diskutimi. Ajo e preu shkurt gazetarin, duke refuzuar të bëjë replikë ose të japë komente të mëtejshme për këtë temë:

O Zot, nuk dua fare ta komentoj...” – u shpreh ajo prerë, duke mbyllur përfundimisht atë kapitull.

Përtej pyetjes për Romeon, gazetari tentoi të zbulonte nëse ka ndonjë zhvillim të ri në jetën e saj romantike dhe nëse ka një dashuri të re në horizont.

Edhe për këtë, Heidi e kishte një përgjigje të qartë, duke deklaruar se momentalisht dashuria nuk është prioritet për të.

Ajo theksoi se është tërësisht e fokusuar te projektet e reja profesionale dhe se gjërat e saj personale nuk ka ndërmend t’i bëjë më publike.