Zhaku tregon pse ka zgjedhur të mos e thërrasin Inida, në emrin e saj të vërtetë

Inida Gjata, e njohur gjerësisht nga publiku si Zhaku, është një nga personazhet më moskokëçarës dhe pa komplekse të ekranit.

Së fundmi, si pjesë e rrugëtimit të saj në “Ferma VIP”, ajo ka ndarë me banorët e tjerë detaje të panjohura nga jeta e saj personale dhe hapat e parë në karrierë.

Gjatë një bisede të qetë me fermët, Indriti e ka pyetur me kuriozitet se cili ishte në të vërtetë emri i saj.

Kjo pyetje i ka dhënë mundësinë Zhakut të zbulojë historinë interesante që fshihet pas pseudonimit të saj të famshëm.

Ajo tregoi se emri i saj i vërtetë është Inida, por vendosi të përdorte emrin e artit “Zhaku” për një arsye shumë parimore.

Duke qenë se rrjedh nga një familje me background të fortë artistik, ajo dëshironte të ndërtonte një karrierë të pavarur, pa u identifikuar apo pa përfituar nga fama e prindërve të saj.

Unë e kam Inida. Zhaku e kam emrin e artit se s’doja të identifikohesha me ata të shtëpisë kur fillova. Aktore mami, regjisor babi,” – shpjegoi ajo për banorët.