Hatërmbetje me produksionin? Gresa reagon pas largimit të saj nga Ferma VIP

Pas largimit të papritur nga “Ferma VIP” me vullnetin e saj, mungesa e Gresës në studiot televizive dhe refuzimi i saj për të dhënë intervista, ka ngritur pikëpyetje të shumta te ndjekësit.

Shumë filluan të aludojnë për një hatërmbetje të mundshme mes saj dhe produksionit të spektaklit, për shkak të deklaratës nga menaxheri i saj i cili tha se Gresa ka mbyllur punë një herë e mirë me fermën.

Për t’i dhënë fund këtyre zërave dhe për të qetësuar fansat e saj, Gresa ka zgjedhur të bëjë një reagim publik përmes llogarisë së saj në Instagram.

Me anë të një Instastory, ajo ka falënderuar mbështetësit dhe ka sqaruar arsyen e vërtetë të heshtjes së saj mediatike.

Thjesht doja t’ju falënderoja të gjithëve për suportin dhe mesazhet e mira që më keni dërguar! Një sqarim të vogël për pjesën e Ferma VIP. Unë kam kaluar një eksperiencë të paharruar. Thjesht kam qenë pak e ngarkuar dhe nuk jam gati për intervista për momentin,” – ka shkruar ish-banorja.

Me këto fjalë, Gresa duket se ka hedhur poshtë zërat për konflikte apo pakënaqësi me formatin, duke theksuar se kjo tërheqje vjen thjesht nga ngarkesa emocionale e ditëve të fundit.

Për të zhvendosur vëmendjen te e ardhmja, ajo e ka mbyllur mesazhin duke paralajmëruar ndjekësit për surpriza të reja: “Mezi pres t’ju tregoj projektet e reja që kam në vijim! Qëndroni në pritje, ju dua.”