U përfol për një lidhje me Diona Fonën, Adioni ‘i hedh benzinë zjarrit’ me këtë veprim ndaj këngëtares!

Gjatë kohës që Adioni ishte pjesë e formatit “Ferma VIP”, në mediat rozë qarkulluan me shpejtësi lajme se ai mund të ishte në një lidhje romantike me këngëtaren e njohur Diona Fona.

Ndonëse pas eliminimit të tij nga gara ai zgjodhi të mos jepte asnjë koment për të sqaruar këto zëra, një veprim i tij i fundit në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat.

Ditën e sotme, Adioni ka ndarë në Instastory-n e tij projektin më të ri muzikor të Dionës.

Ai e ka shoqëruar videon me fjalët “2026 banger” dhe urime për dyshen. Edhe pse në postim duket qartë se Adioni ka qenë vetë producent i kësaj kënge (duke justifikuar kështu mbështetjen e tij profesionale), ky dedikim publik i ka “hedhur benzinë zjarrit” për sa i përket thashethemeve për një lidhje mes tyre.

Screenshot

Kjo lëvizje vjen në një moment mjaft interesant, pasi pikërisht mbrëmjen e djeshme u eliminua nga “Ferma VIP” edhe Ola.

Të gjithë fansat e programit janë në pritje të një romance mes tyre jashtë shtëpisë. Kjo pritshmëri vjen pas atij momenti romantik natën e eliminimit të Adionit, ku ai e puthi Olën në buzë dhe i premtoi publikisht se do ta priste jashtë.

Dhe në fakt, ai e mbajti fjalën: sapo Ola doli mbrëmë nga shtëpia pas vendimit të publikut, Adioni e priti në studio dhe të dy e ndoqën vazhdimin e spektaklit pranë njëri-tjetrit.

Me dy vajza të njohura në “lojë” dhe me Olën tashmë të lirë nga izolimi i fermës, vëmendja e publikut është e gjitha te Adioni.

Mbetet për t’u parë nëse postimi për Dionën ishte thjesht një suport mes kolegësh muzike, apo nëse romanca e lënë pezull me Olën do të nisë zyrtarisht tani që të dy janë jashtë.