Një episod i papritur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së spektaklit “Ferma VIP”, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke u kthyer pa diskutim në një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale.
Teksa ishte duke zhvilluar një bisedë me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, protagonisti i kësaj situate, Bujaka, ka përjetuar një moment të papritur: një dhëmb i ka rënë në mes të transmetimit live.
Ngjarja ndodhi pikërisht ndërsa ai ishte duke folur gjatë një momenti serioz të diskutimit, duke e bërë situatën edhe më të sikletshme për një format televiziv të këtyre përmasave.
Ajo që i ka habitur të gjithë, më shumë se vetë incidenti, ishte mënyra e ftohtë se si Bujaka e menaxhoi situatën.
Pa e ndërprerë aspak rrjedhën e bisedës dhe pa bërë asnjë reagim të dukshëm me mimikë apo gjeste, ai zgjodhi ta kalojë gjithçka në heshtje. Ai e ruajti qetësinë në mënyrë perfekte dhe vijoi komunikimin e tij me Mozën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Pavarësisht përpjekjes për ta fshehur, kamerat nuk falin. Detaji u kap menjëherë nga shikuesit dhe pjet nisën të shpërndahen me shpejtësi në rrjet.
Videoja është bërë tepër virale, sidomos në platformën TikTok, ku përdoruesit kanë shpërthyer në mijëra komente, meme dhe ripostime. Brenda pak orësh, ky episod u kthye në një trend të vërtetë, ku ndjekësit kanë analizuar me nota humori çdo detaj të videos, që nga “poker face” i Bujakës, deri tek reagimet e personave të tjerë të pranishëm në studio.
