Gjesti shfaqet me të dashurin e motrës së tij, Blerinës: “Qiky është dhëndri”

Artist i njohur, Gjesti, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes nga ndjekësit në rrjetet sociale, këtë herë jo vetëm për muzikën e tij.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në platformën TikTok, ai ka surprizuar fansat duke prezantuar për herë të parë publikisht të dashurin e motrës së tij, Blerinës.

Gjesti hyri “Live” në TikTok së bashku me Gimbon, në një moment festiv për të shënuar ditëlindjen e tij.

Me mijëra fansa që po e ndiqnin me kureshtje, atmosfera u ndez kur Gjesti afroi në kamerë një djalë të ri, duke e përqafuar miqësisht. Pa ngurruar, ai e prezantoi atë para audiencës me frazën: “Qiky është dhëndri”.