Spektakli i djeshëm i “Ferma VIP” ishte i mbushur me emocione të forta, ndryshime të papritura dhe vendime drastike që shkundën shtëpinë.
Mbrëmja nisi me zbardhjen e vendimit të publikut, i cili votoi për të eliminuar Fabjola Elezajn pas incidentit të bujshëm.
Por ajo nuk ishte e vetmja që u largua; Gresa vendosi të ndërpresë rrugëtimin e saj, duke kërkuar vetë largimin nga formati.
Megjithatë, aty ku pati largime, produksioni kishte menduar të sillte një frymë të re. Boshllëku i lënë nga dy vajzat u plotësua menjëherë nga dy hyrje të reja mjaft surprizuese, të cilat pritet të ndryshojnë balancat e lojës.
Banoret e reja që i bashkohen garës janë:
Kostana Morava: Gazetarja e njohur, e cila spikat për artikulimin dhe qëndrimet e saj të prera.
Inida Gjata (Zhaku): Artistja dhe personazhi mjaft i dashur për publikun, e njohur gjithmonë për natyrën e saj pa komplekse, të drejtpërdrejtë dhe rebele.
Këto dy hyrje janë pritur me kuriozitet të madh nga publiku. Të dyja njihen si karaktere shumë të forta dhe me opinione të qarta, çka garanton padiskutim se do t’i sjellin fermës një tjetër nivel debati, duke ndezur dinamika të reja dhe situata të paparashikueshme në ditët në vijim.
