Një moment i komentuar ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku gjatë një bisede mes Olës, Adionit dhe Malborës është përmendur edhe emri i Jonida Maliqit.
Teksa banorët po bënin batuta jashtë ambienteve të fermës dhe po diskutonin për diferencat në moshë në marrëdhënie, Adioni u shpreh me humor:
“Dashuria nuk njeh moshë, Madonna e ka 45 vite më të ri.”
Por menjëherë Ola ndërhyri duke iu përgjigjur: “E ke ngatërruar me Jonidën.”
Deklarata e saj u kuptua menjëherë si një ngacmim me tone paragjykuese ndaj Jonida Maliqit dhe lidhjes së saj të dikurshme me Romeo Veshajn, duke ironizuar indirekt diferencën në moshë në atë lidhje.
Një raport që për një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të diferencës në moshë mes tyre.
Pas komentit të Olës, Adioni reagoi menjëherë duke i thënë: “Ej, pastaj del keq në prime.”
Një fjali që u interpretua si tentativë për të shmangur agravimin e situatës apo keqkuptimet që mund të krijoheshin nga publiku jashtë.
