Në “Ferma VIP” dinamikat po bëhen gjithnjë e më të tensionuara, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është një debat i ashpër mes Vanesës dhe banorit më të ri të shtëpisë, Henrit.
Shkak për këtë përplasje të fortë është bërë një koment i Henrit lidhur me një moment emocional të Vanesës: takimin me vëllain e saj brenda fermës.
Gjatë atij takimi, ajo u pa ta puthte vëllain në buzë, veprim që ajo e kishte cilësuar si krejtësisht normal dhe të zakonshëm në marrëdhënien e tyre, kur ky diskutim u hap mes banorëve disa ditë më parë.
Megjithatë, Henri duket se ka një tjetër këndvështrim. Ai i ka thënë hapur Vanesës se ky veprim nuk është aspak normal, duke shkuar deri aty sa ta cilësojë si diçka që hyn te “tendencat e incestit”.
Ky koment ka shkaktuar menjëherë një reagim shpërthyes nga ana e saj.
Tejet e acaruar nga këto fjalë, Vanesa i ka thënë Henrit se marrëdhënia me vëllain e saj është e shenjtë dhe se atë e konsideron si fëmijën e saj.
Më pas, debati ka marrë një rrjedhë më të ndjeshme, me Vanesën që ka shpërthyer në lot, duke theksuar me forcë se nuk do të lejojë askënd, aq më pak Henrin, të prekë apo të gjykojë marrëdhënien që ajo ka me vëllain e saj.
