Arbana e nis Prime me një mesazh të rëndësishëm për Olën

Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP” ka nisur me një moment mjaft të ndjerë dhe me një mesazh të drejtpërdrejtë.

Përpara se të kalonte te dinamikat e forta të lojës dhe përplasjet e javës, moderatorja Arbana Osmani ka zgjedhur të ndalojë për t’i bërë një thirrje të rëndësishme publikut, duke iu referuar incidentit të bujshëm me Fabjola Elezaj.

Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve Arbana ka marrë një mbështetje masive nga rrjeti pas fjalorit të papërshtatshëm që u përdor ndaj saj, ajo ka kërkuar që kjo dashamirësi e njerëzve të mos kthehet në një fushatë urrejtjeje dhe linçimi ndaj Olës jashtë shtëpisë.

Me të marrë fjalën në studio, moderatorja u shpreh:
Uluni se kam diçka për t’ju thënë që në fillim. Në fakt kisha menduar të mos i rikthehesha temës, por duke parë gjithë mbështetjen dhe dashamirësinë në mënyrë të veçantë gjatë këtyre ditëve, dua të them që, mbështetja dhe dashamirësia ndaj një vajze nuk ka pse të sjellë denigrim për një vajzë tjetër.”

Nëpërmjet kësaj deklarate, Arbana ka treguar edhe një herë profesionalizëm dhe klas, duke tentuar të qetësojë gjakrat dhe duke theksuar se pavarësisht gabimeve apo situatave të rënduara në një reality show, denigrimi publik i një gruaje tjetër nuk është asnjëherë i justifikueshëm.