Publikohet videoja që Arbana i ndaloi Mozës ta komentonte në “Prime”

Gjatë transmetimit të fundit të “Ferma VIP”, në mes të debateve dhe tensioneve të shumta, u regjistrua një moment ku Mimoza Ahmeti kërkoi fjalën për të trajtuar një situatë të kaluar.

Megjithatë, moderatorja Arbana Osmani ndërhyri duke i ndaluar rreptësisht rikthimin në atë temë, pa u bërë e qartë për publikun se për çfarë bëhej fjalë.

Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një video që hedh dritë mbi këtë episod të censuruar.

Bëhet fjalë për një moment të regjistruar në dhomën e gjumit, ku Fabjola Elezaj i ishte afruar shtratit ku gjendej Mimoza Ahmeti me Bujakan, dhe po i trajtonte me masazh këmbët këtij të fundit.

Në këtë situatë, Ola i ishte drejtuar Mozës me fjalët provokuese: “E njifke dhe ti Magdalenën ë?”.

Ky krahasim me Maria Magdalenën, figurën biblike që njihet për larjen e këmbëve të Jezusit dhe fshirjen e tyre me flokë si një akt pendese dhe pastrimi të mëkateve, është shoqëruar me një qasje mjaft provokuese dhe ironike nga ana e Olës, veprim i cili duket se ka shërbyer si shkas për përshkallëzimin e debateve.