“Nuk është aspak e hijshme që…”/ Përplasja me Mimoza Ahmetin, reagojnë familjarët e Adit

Të afërmit e Adion Pukës kanë bërë një deklaratë publike pas debateve të regjistruara së fundmi mes tij dhe Mimoza Ahmetit gjatë qëndrimit në Ferma VIP.

Në një njoftim të shpërndarë në platformat e komunikimit nga llogaria e Jon Pukës, familja argumenton se reagimet e konkurrentit kanë ardhur si pasojë e provokimeve verbale, ndërsa kanë zgjedhur ta përmbyllin komunikimin e tyre me një ndjesë zyrtare.

Në deklaratën e publikuar shkruhet: “Reagim ! Është shumë e lehtë të gjykojmë pa e ditur thelbin e shkakut ! Adioni dhe familja Puka ka promovu kultura nga më të ndryshmet ,dhe në asnjë moment nuk kemi krijuar situata konfliktuoze . Lidhur me raportin mes Mimoza Ahmeti-t dhe Adioni-t nuk është aspak e hijshme për të dy palët ! Duhet pas parasysh që kjo gjeneratë nuk ka përjetu Luftën por që janë të ushqyer me urrejtje ajo nuk diskutohet ! Situata agravoj kur filluan provokimet nga pala tjetër karshi Adi-t që ti je sllav dhe ndërto ura …etj. Në vend të urrejtjes le të zgjedhim mirëkuptim ,në vend të sulmeve të kërkojmë paqen dhe Ferma Vip ka për qëllim të nxjerrë produkt të ri për të promovu kulturën ! Njëherit si familje kërkojmë falje karshi familjes së zonjës Ahmeti si dhe publikut të gjërë ! Me respekt familja Puka !”.