Habit Adioni: “Ja çfarë do të bëja nëse Moza më akuzon për dhunë para Arbanës”

Në prag të mbrëmjes kryesore të spektaklit, Adioni ka komentuar dinamikat e fundit dhe debatet me Mimoza Ahmetin, duke theksuar pretendimet e tij për mungesën e reagimit ndaj disa incidenteve të mëparshme brenda formatit.

Ai ka zbuluar detaje nga komunikimi me moderatoren Arbana Osmani dhe opinionistët, duke shprehur mospajtim për mënyrën se si po interpretohen veprimet e tij nga jashtë.

Gjatë diskutimit mbi akuzat për dhunë fizike, Adioni ka deklaruar pozicionin e tij lidhur me vendimin e mundshëm të produksionit:

“I kam hëngër dy shuplaka, që s’ka bir nëne hiç jashtë me ma prek fytyrën… Është seni që urrej ma së shumti. Ja kam duruar se është nmoshë. Ma ka lêshuar fytyrës me shishe me ujë. Para dy netëve më ka hyp në gjoks me dy këmbët, unë isha shtri tu fjet. Krejt këto ja bëj hallall, por nuk ja bëj hallall Olës që i ka hyp në shpinë. Nuk u diskutua hiç fare që i thojke, mas pari i ra Donës shkelm, ja bojke Bujarit “Bujar, ja kapi kështu (qëlloi dorën) nuk u diskutu. I thojke Bujarit “bjeri shpullë” edhe në fund ja ka bërë Arbana Mozës, i tha, “a je ndjerë e dhunuar prej Adit? Nëse po Adi duhet me lënë tash automatikisht. Edhe Moza tha “jo”. Edhe të kishte thënë po unë s’kisha dal pa Mozën, po të kallzoj. Për dore e kisha lidhur me najsen. E çuditshme kur ja ka nis dhe Einxhel, “Adi ti ke përdor dhunë”, thashë “Ey, a jeni more normal, a keni sy, a keni tru a çfarë keni”. Mua po më pengon fakti qysh po kthehet situata”.