57-vjeçari Nikoll Radaçi është identifikuar si drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje dy fëmijë 10-vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, ai ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi, kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli në trotuar ku po luanin fëmijët.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak minuta më vonë nga policia.
