“Amanet gjaku…”/ U vra sot bashkë me gruan në atentat, VIDEO e Kreshnik Mujecit

39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij mbetën viktima të një atentati ditën e sotme, në Balldre të Lezhës.

Mujeci rezulton të ketë qenë një prej mbështetësve më të spikatur të banorëve të Rrjollit, të cilët prej disa muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në tokat e tyre.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mujeci u bën bërë thirrje qytetarë të protestojnë krah banorëve të Rrjollit, në mbrojtje të tokave të tyre, për të cilat pretendojnë se po uzurpohen padrejtësisht nga biznesmeni Ulaj.

Amanet o gjaku i shqiptarit, mos t’i lëmë këta këlyshë të luajnë kufijtë e të parit. Të mbetet histori djalë pas djali” dëgjohet të thotë ai.

“Mbani mend çfarë po ju thotë malësori i Kelmendit”,– përfundon Mujeci.