Pas mesazhit të prerë nga vëllai, Fabjola merr vendimin drastik për Adionin!

Mbrëmja e së premtes në “Ferma VIP 3” ka qenë e mbushur me tensione dhe emocione të forta për Fabjola Elezajn.

Pas një surprize që u kthye në një “ultimatum” nga vëllai i saj, i cili përcolli një mesazh të qartë dhe të prerë nga familja, ajo është detyruar të marrë një vendim mjaft të vështirë për rrugëtimin e saj në lojë dhe raportin me Adionin.

Sipas pamjeve të transmetuara pas spektaklit, Fabjola i është drejtuar dhomës së rrëfimit ku ndodhej Adioni, për t’i komunikuar ballë për ballë fundin e afrimitetit të tyre, duke vendosur të respektojë kërkesat e familjarëve që e ndjekin nga jashtë.

Ajo i shpjegoi atij se presioni i krijuar dhe shqetësimi për shëndetin e të afërmve e kanë vënë përballë kësaj zgjedhjeje të dhimbshme, duke shprehur hapur ndjesinë e fajit:

“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë.”

Pas këtij diskutimi të hapur dhe të ngarkuar emocionalisht, të dy ranë dakord që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë aventurën e tyre brenda “Ferma VIP 3” të ndarë, duke mbyllur kështu këtë kapitull pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të familjes së Fabjolës.