Ish-banori i BBVA përfundon krah të thyer dhe rrezikon operacionin

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Tan Brahimi, ka ngjallur shqetësim te ndjekësit dhe fansat e tij së fundmi, pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në pamjet e ndara nga vetë ai pak orë më parë, aktori i njohur i humorit shihet i shtrirë, me krahun e fashuar dhe të mbështetur mbi sfungjerë për ta mbajtur të palëvizur, duke dëshmuar për një dëmtim mjaft serioz.

Përmes videos, Tani ka shpjeguar situatën për publikun, duke theksuar se lëndimi është i rëndë dhe se ndoshta do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Edhe në këtë moment të vështirë, ai nuk e ka humbur ironinë me veten lidhur me “fatin” e tij:

“Kam thyer krahun në një mënyrë shumë keq, ashtu siç kam fatin unë. E kam thyer dhe ma kanë kthyer mbrapsht, mund të duhet operacion.