Selin i bën dhuratën e papritur gruas së Mirit nga brenda shtëpisë së BBVIP!

Finalja e madhe po afron, por surprizat dhe xhestet e papritura nuk kanë të ndalur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këtë herë protagonistja është Selin, e cila ka treguar një anë të sajën mjaft bujare dhe diplomate.

Asaj iu dha mundësia nga një prej sponsorëve të programit për të zgjedhur disa veshje falas.

Ndryshe nga sa mund të pritej në një ambient ku të gjithë mendojnë për veten, Selin vendosi ta ndajë këtë mundësi me partneret e banorëve të tjerë, duke blerë dhurata jo vetëm për veten, por dhe për familjarët e “rivalëve”.

Ajo zgjodhi veshje për partneren e Rogertit dhe të Mateos (për Brikenën), por ajo që bëri vërtet përshtypje dhe theu rrjetin ishte një zgjedhje e tretë. Selin mendoi edhe për partneren dhe vajzën e Mirit.

Kjo dhuratë është një surprizë e madhe, duke marrë parasysh historikun e tensionuar mes të dyve.

Kujtojmë se Miri dhe Selin kanë pasur përplasjet më të ashpra në këtë sezon, por nuk kanë munguar as aludimet për një pëlqim të fshehtë apo “situatën e famshme të krevatit”—një situatë që përfshiu madje edhe reagimet publike të bashkëshortes së Mirit nga jashtë shtëpisë.

Ky xhest i Selinës është përshëndetur nga shumë si një lëvizje pjekurie dhe një shenjë paqeje, duke lënë pas inatet e lojës tani që rrugëtimit po i vjen fundi.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet kjo dhuratë surprizë jashtë shtëpisë!