Ledioni tregon 3 momentet më të sikletshme dhe më të vështira gjatë BBVA 5

Në prag të finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, moderatori i programit, Ledion Liço, ka ndarë me publikun emocionet e tij dhe një analizë të thellë të këtij sezoni.

Teksa ka premtuar një natë të mbushur me surpriza dhe spektakël, ai ka rrëfyer edhe anën tjetër të medaljes: vështirësitë e menaxhimit të situatave live dhe peshën e këtij formati.

Një sezon i balancuar mes lojës dhe ndjenjave
Ledioni e ka cilësuar këtë edicion si një sukses të vërtetë, duke theksuar se ka pasur gjithçka që i duhet një “Big Brother”-i.

Finalet e Big Brother janë një gërshetim i vazhdueshëm i show-t dhe emocioneve… Ky Big Brother, falë Zotit dhe të punës së të gjithë atyre që kanë punuar, ka qenë një Big Brother i balancuar mes gjithçkaje. Pavarësisht se është në sezonin e tij të pestë, ka dhuruar po aq lojë saç na ka dhuruar edhe ndjenja.”

Gjatë rrugëtimit mbi 100-ditor, moderatori zbuloi se kishte disa pika kyçe që e kishin vendosur në vështirësi nga ana profesionale dhe njerëzore.

Ai veçoi tre momente specifike që kërkuan një menaxhim delikat:

“Momente kyç të këtij edicioni, momente si dalja e Rogertit nga shtëpia, momente si deklarata e nënës së Selin, kanë qenë momente të sikletshme të cilat duhet t’i menaxhoje live. Natyrisht që në Big Brother në përgjithësi mbaj qëndrime, për ato që besoj, jo për ato që janë, njerëzit duhet ta kuptojnë një herë e mirë, që kjo për mua është punë, nuk është jeta ime. Një moment tjetër që nuk ka lidhje me lojën, por me emocionet, ka qenë takimi i Malit me të atin. Ka qenë një moment i vështirë për tu menaxhuar në mënyrë të drejtë për të gjithë palët”.

Lidhur me qëndrimet e tij gjatë këtyre situatave, Ledioni dha një mesazh shumë të qartë për publikun që shpesh e gjykon: “Njerëzit duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, që kjo për mua është punë, nuk është jeta ime.”