Suprizë në Ferma VIP! Tayna dërgon një dron posaçërisht për Moza Ahmetin! (VIDEO)

Një moment mjaft i bukur dhe i papritur ka surprizuar banorët e “Ferma VIP”, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë poetja Mimoza Ahmeti.

Ajo ka marrë një mesazh mbështetës nga qielli përmes një droni, por ajo që i habiti të gjithë ishte dërguesi.

Droni i dedikuar për Mozën ka ardhur pikërisht nga reperja e njohur, Tayna. Shkak për këtë gjest të veçantë është bërë vetë qëndrimi i poetes në shtëpi, ku ka treguar anën e saj më rinore dhe plot energji.

Ajo është dëgjuar shpesh nga publiku dhe banorët teksa këndon këngët e Taynës nëpër ambientet e fermës, duke u kthyer në një nga momentet më virale dhe simpatike të këtij edicioni.

Kjo vëmendje dhe mbështetje e papritur nga reperja e ka gëzuar pamasë Mozën, duke sjellë një atmosferë shumë pozitive dhe të qeshura mes fermerëve, të cilët e kanë uruar për këtë surprizë unike.

Kjo tregon edhe një herë se si formati po bashkon përmes ekranit personazhe nga zhanre dhe breza krejtësisht të ndryshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)