Tensionet në “Ferma VIP” po shtohen dita-ditës dhe duket se provat e dhëna nga produksioni po kthehen shpesh në “mollë sherri” mes banorëve.
Së fundmi, një përplasje e ashpër ka ndodhur mes dy prej vajzave të fermës, Malborës dhe Vanesës.
Gjatë zhvillimit të një sfide të përbashkëta ku po merrnin pjesë të gjithë fermerët, adrenalina dhe stresi i lojës kanë bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.
Në një moment debati dhe keqkuptimi mes tyre, Malbora nuk e ka përmbajtur dot veten dhe i është drejtuar Vanesës me tone mjaft të ashpra dhe ofenduese.
E indinjuar nga reagimi i Vanesës, Malbora dëgjohet teksa i kthehet me fjalët:
“Kujt i flet kështu ti mi? I ka ardhur goja kësaj… Kujt ia ngre zërin ajo?!”
Ky shpërthim i papritur ka shtangur banorët e tjerë që po ndiqnin sfidën, duke e bërë situatën mjaft të tensionuar në oborrin e shtëpisë.
Me sa duket, bashkëjetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe vajzat kanë nisur të tregojnë hapur pakënaqësitë ndaj njëra-tjetrës.
