Pas Rogertit dhe Mirit, edhe Selin ka vendosur të ndërhyjë në lojë duke hapur kutinë e fundit të emergjencës brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5.
Banorja theu kutinë dhe lexoi zarfin që fshihte një avantazh të veçantë: ajo do të ketë mundësinë të dëgjojë opinionet e ish-banorëve, të cilët gjatë Prime-it të fundit shprehin se kë shohin si fitues të këtij edicioni.
Më herët, Rogerti ishte i pari që aktivizoi një nga kutitë e emergjencës, duke marrë si detyrë të thoshte nga pesë komplimente për secilin banor.
Ndërsa Miri, si i dyti, fitoi një avantazh më personal, duke pasur mundësinë të ftonte një mik brenda në shtëpi.
Me hapjen e kutisë së fundit, loja hyn në një fazë edhe më interesante, ndërsa çdo avantazh mund të ndikojë drejtpërdrejt në finalen e madhe.
