Spektakli i fundit i “Ferma VIP 3” duket se ka dhuruar një nga momentet më virale të këtij edicioni.
Pasi gjarpërinjtë pushtuan studion dhe detyruan opinionistin Ermal Mamaqi të largohej me vrap nga karrigia, moderatorja Arbana Osmani ka treguar një guxim të paparë, por edhe ka lëshuar një batutë që ka ndezur menjëherë rrjetin.
Ajo nuk ngurroi aspak t’i merrte zvarranikët në duar dhe t’i vendoste rreth supeve me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Por, ajo që vërtet bëri bujë ishte komenti i saj gjatë kësaj situate të pazakontë: “Jam mësuar me gjarpërinj.”
Kjo fjali nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku. Siç mund të shihet edhe në postimet që po qarkullojnë me shpejtësi, kjo batutë po përkthehet masivisht si një ironi e hollë dhe një “thumb” i drejtpërdrejtë ndaj ish-televizionit të saj, Top Channel.
Duke marrë parasysh largimin e saj të bujshëm pas shumë vitesh karrierë aty dhe aludimet e vazhdueshme në media për krisje të thella raportesh me drejtuesit, ndjekësit janë të bindur se kjo deklaratë epike e moderatores mbante një mesazh të qartë të koduar.
View this post on Instagram
