Këta janë 4 finalistët e Big Brother VIP Albania 5

Mbrëmja e djeshme në Prime-in e “Big Brother VIP Albania 5” ishte e mbushur me emocione të forta dhe vendime përfundimtare, teksa u vulos fati i banorëve të mbetur në shtëpi.

Gara ka arritur në pikën e saj kulminante dhe tashmë është kompletuar zyrtarisht katërshja që do të luftojë për çmimin e madh.

Gjatë spektaklit, pas televotimeve dhe sfidave të fundit, u vendos që t’u jepet bileta për në finale Mateos, Mirit dhe Rogertit.

Ky vendim la përfundimisht jashtë dy banorë të tjerë, Brikenën dhe Shëndritin, të cilët u detyruan të ndërpresin rrugëtimin e tyre vetëm pak ditë para finales së madhe.

Tre djemtë e kualifikuar i shtohen kështu Selinës, e cila e kishte siguruar vendin e saj si finaliste e parë prej disa ditësh, duke marrë epërsinë e qetësisë për t’u përgatitur për natën finale.