Aktorja e njohur dhe fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka habitur ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instastory.
Ajo ka vendosur të ndajë publikisht një detaj mjaft të veçantë nga menaxhimi i llogarisë së saj: numrin e personave që ka “zhdukur” nga rrjetet e saj sociale.
Në pamjen e publikuar, tregohet qartë seksioni i cilësimeve të Instagramit, ku lista e llogarive të bllokuara nga Egla ka arritur një shifër goxha të lartë, plot 8008 përdorues.
Me sa duket, aktorja nuk ka toleruar aspak fjalorin e papërshtatshëm apo mungesën e etikës në komunikim.
Përkrah fotos, ajo ka lënë edhe një mbishkrim ironik, duke zbuluar se “kriteret” për të ngrënë bllok nga ajo janë mjaft strikte, madje mjafton vetëm një qasje e gabuar:
“Të mendosh që këtu ka bllok edhe vetëm pse fillon fjalia me ‘ti moj’. Come to mama 🤨🤫,” – shkruan Egla.
Kujtojmë se gjatë rrugëtimit të saj drejt fitores në BBVIP3, Egla zgjodhi të zhvillonte një lojë të fortë dhe shpeshherë “të rëndë” psikologjike, e cila natyrisht prodhoi reagime të ashpra, polemika dhe sulme të shumta nga një pjesë e publikut jashtë.
Siç e dëshmon edhe kjo shifër, butoni “Block” paska qenë zgjidhja e saj më efektive për të pastruar llogarinë nga mesazhet e panumërta negative që ka marrë pas përfundimit të formatit.
