Pak para bashkëpunimit me “Grande Fratello”, Olsa Muhameti jep vendimin e papritur

Producentja e “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e transmetimit të spektaklit, duke hequr mundësinë e ndjekjes së tij përmes YouTube.

Ky vendim vjen në një moment kyç, pikërisht pak para se banorja Dolce të udhëtojë drejt Italisë, gjë që pritej të sillte një kulm shikueshmërie.

Përmes një postimi në “Instastory”, Olsa shkroi: “Prime i BBVK nuk do te jete live ne YouTube, ja ku mund ta ndiqni Klan Kosoven dhe BBVK”.

Ajo listoi më pas platformat e ndryshme, ku do të jetë i mundur transmetimi i drejtpërdrejtë, duke i orientuar kështu ndjekësit drejt kanaleve tradicionale.