VIDEO/ Momenti kur thyhet xhami i makinës nga atentati në Rinas me një viktimë

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin me armë zjarri në Rinas, ku raportohet se një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një makinë tjetër, ku ndodheshin dy persona.

Për fat të keq, njëri nga mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në spital.

Në këto pamje të siguruara nga Euro News, shihet momenti kur një person thyen me leva xhamin e makinës që u qëllua, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë personave që ndodheshin brenda mjetit.

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli me qëllim indeksimin dhe kapjen e autorëve.