Emri/ 23-vjeçari shqiptar lë një letër lamtumire dhe ikën nga shtëpia, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një i ri shqiptar ka humbur prej dy ditësh në Gjermani dhe familjarët janë tepër të shqetësuar për të.

Valentin Volaj, 23-vjeç, ka dalë nga banesa ku jeton në Bremen, më datë 9 nëntor rreth orës 4 të mëngjesit dhe ende s’është kthyer.

Ai është i gjatë 1.75 cm, ka flokë të zeza dhe sy ngjyrë kafe. Ditën që është larguar nga shtëpia mbante veshur një xhup të kuq, xhinste të errëta dhe atlete të zeza.

Ai ka lënë shtëpi të gjitha sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjarët, pasi kohët e fundit vuante nga depresioni dhe po kalonte një periudhë stresuese në jetë.

I riu nuk është person problematik, prandaj familjarët kanë frikë se atij mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë.

Ata kanë bërë denoncim në policinë gjermane dhe kërkesë për ndihmë në ambasadën shqiptare, ndërkohë që po e kërkojnë kudo në zonën Sodenmattsee (Huchting).

Nëse dikush e ka parë Valentinin ose e sheh, të kontaktojë në numrin 01727 880265 ose të shkojë direkt në polici.