Ndryshime drastike në ChatGPT, nuk do të merrni më këshillë për këto pyetje

OpenAI ka kryer ndryshime drastike në funksionalitetin e ChatGPT, duke e ridefinuar atë si një mjet edukativ dhe jo si një konsulent, çka ka kufizuar aftësinë e tij për të dhënë këshilla specifike në fushën ligjore, mjekësore apo financiare.

Ky përditësim i madh vjen me qëllim të rritjes së sigurisë së përdoruesve dhe përmbushjes së rregulloreve globale. ChatGPT tani mund të shpjegojë vetëm koncepte të përgjithshme, si terma ligjorë apo tatime, por nuk do të ofrojë rekomandime të personalizuara apo të hartojë dokumente profesionale.

Rregullat e reja të vendosura nga OpenAI ndalojnë gjithashtu asistencën e Inteligjencës Artificiale për njohjen e fytyrës dhe ndihmën në mashtrimet akademike.

OpenAI thekson se mbikëqyrja njerëzore është thelbësore në çështjet me rrezik të lartë, duke synuar parandalimin e keqpërdorimit dhe uljen e rrezikut të përgjegjësisë.