Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave pas mungesës në ceremoninë mortore të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë.
Pavarësisht pritshmërive si kapiten i kombëtares portugeze dhe bashkëlojtar me Jotën, Ronaldo nuk u paraqit në ceremoninë përkujtimore. Në vend të kësaj, ai u fotografua duke pushuar në Majorka në jahtin e tij luksoz, veprim që ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe zhgënjim tek shumë tifozë.
Pas përhapjes së lajmit, reagimi i ndjekësve ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë. Brenda pak orësh, Cristiano Ronaldo ka humbur mbi 60 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa postimi i tij i fundit është mbushur me mbi 100 mijë komente negative, si shenjë revolte dhe zhgënjimi për atë që shumëkush e konsideron mungesë respekti dhe solidariteti në një moment të rëndë për kombëtaren.
Përkundër një mesazhi ngushëllimi të postuar në rrjetet sociale, mungesa e tij fizike në ceremoninë që mblodhi shumë nga figurat më të njohura të kombëtares portugeze dhe Liverpool-it është parë nga opinioni si e pajustifikueshme.
Deri më tani, vetë Ronaldo nuk ka dhënë asnjë sqarim publik për vendimin e tij.