Pas fitores në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti ka vijuar me një aktivitet të dendur në skenën muzikore, duke sjellë projekte të reja dhe duke u ngjitur në shumë skena brenda dhe jashtë vendit.
I kthyer në një ndër emrat më të kërkuar të momentit, interesi për çdo lëvizje të tij mbetet i lartë, përfshirë edhe detajet financiare që lidhen me angazhimet artistike.
Burime për Loki Magazine bëjnë me dije se pagesa për një performancë të Gjestit mund të shkojë deri në 15 mijë euro për një natë, duke e renditur atë ndër artistët më të paguar aktualisht për mbrëmje live apo koncerte.
Rritja e çmimit të tij lidhet ngushtë me popullaritetin pas spektaklit, por edhe me prurjet muzikore që kanë rezultuar të suksesshme për publikun.