Gjatë një interviste, Arbana Osmani u ndal tek figura e moderatorëve më të mirë në ekran, duke ndarë disa nga emrat që ajo vlerëson më shumë në këtë profesion.
Ajo theksoi se është rritur me shembullin e Adi Krastës, një figurë që e ka admiruar dhe e ka ndjekur gjithmonë me vëmendje.
Krahas tij, Arbana veçoi edhe koleget Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu, si dy emra me të cilët ka ndarë të njëjtën rrugë televizive dhe që, sipas saj, përfaqësojnë denjësisht moderimin në Shqipëri.
“Jam rritur me një model moderatori që ka qenë Adi Krasta, e kam adhuruar dhe më ka pëlqyer gjithmonë. Por, këtu do të them gjithë brezin e moderatorëve që janë bashkë me mua, që realisht më pëlqejnë. Do vlerësoj Alketa Vejsiun si një rrugëtare bashkë me mua, Xhemi Shehun gjithashtu, por edhe gjithë vajzat e reja që po dalin vazhdimisht si rasti i Dojna Memës. Më frymëzojnë dhe pëlqejnë gjithë njerëzit që bëjnë televizion të mirë”, tha Arbana.