Cristiano Ronaldo ka reaguar publikisht pas lajmit tragjik për vdekjen e bashkëkombësit dhe shokut të tij të afërt, Diogo Jota, i cili humbi jetën bashkë me vëllain e tij në një aksident rrugor në Spanjë.
Në një mesazh të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale, kapiteni i Portugalisë shkruan:
“Nuk ka kuptim… Vetëm pak më parë ishim bashkë në Kombëtare. Vetëm pak më parë ti u martove. Për familjen tënde, për bashkëshorten dhe fëmijët e tu, dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe uroj që të kenë të gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh pranë tyre.
R.I.P. Diogo dhe André. Do të na mungoni të gjithëve.”
Reagimi i Ronaldos ka prekur mijëra ndjekës në mbarë botën, duke reflektuar dhimbjen që ka përfshirë komunitetin futbollistik pas humbjes së dy vëllezërve Jota.
Ata ishin të dy aktivë në futbollin profesionist dhe të dashur në grupin e Kombëtares portugeze.