Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Arrestohet ish-burri i Arbana Osmanit — i përfshirë në skandalin e madh të shtetit shqiptar

LokimagazineLokimagazine3 July, 2025

Në kuadër të një operacioni të gjerë të Prokurorisë së Fierit dhe Policisë së Shtetit, të zhvilluar këtë të mërkurë, raportohet se mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero, ish-drejtues i financës në kompaninë Bankers Petroleum Albania dhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur, Arbana Osmani.

Kero dyshohet si një nga personat kyç në zbatimin e skemave të evazionit fiskal, manipulimit financiar dhe pastrimit të parave, të cilat lidhen me aktivitetin shumëvjeçar të kompanisë Bankers në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Operacioni përfshiu edhe ndalimin e disa drejtuesve të huaj të kompanisë, përfshirë shtetasin kinez Hongping Xiao, aktualisht administrator i Bankers Petroleum, si dhe ish-drejtues të tjerë me kombësi kineze dhe kanadeze.

Dyshohet se përmes faturave fiktive, fryrjes së investimeve dhe shmangies sistematike të detyrimeve tatimore, është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik.

Hetimet tregojnë se përmes këtyre skemave janë devijuar dhjetëra milionë euro, të cilat më pas dyshohet se janë përdorur për blerje pasurish luksoze dhe transaksione të tjera në vend dhe jashtë tij.

Kompanitë mëmë të Bankers Petroleum janë të regjistruara në juridiksione offshore si Ishujt Cayman dhe Hong Kong, çka ka vështirësuar më tej transparencën dhe gjurmimin e pronarëve përfitues, në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar.

Gjykata e Lartë ka konfirmuar më herët një gjobë prej 80 milionë euro ndaj Bankers, e cila me detyrime të tjera financiare arrin vlerën totale prej 100 milionë euro. Megjithatë, deri më sot zbatimi i kësaj mase është vonuar, ndër të tjera edhe për shkak të ndërhyrjeve në nivele të ndryshme institucionale.

Siç raporton portali “Prapaskena”, ky zhvillim pritet të ndezë debat rreth përgjegjësisë institucionale për një prej skandaleve më të mëdha ekonomike të viteve të fundit në vend

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.