Ngjarja tronditëse e ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar, Zamir Meta, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe rrjetet sociale.
Mes tyre, edhe aktorja Eliona Pitarka ka shpërndarë një reagim në InstaStory, ku shprehet thellësisht e tronditur:
“Jam e shokuar!! Oh ZOT, si mund të jetojë ky monstrër! Po si mundet një nënë të ruajë fëmijën nga babai i vet… Si, mor Zot i madh… Për çfarë ja mbuloni sytë, kur duhet t’ia nxirrni vendit!”
Reagimi i saj është shpërndarë gjerësisht dhe pasqyron ndjeshmërinë e opinionit publik për një nga rastet më të rënda të abuzimit në familje që është raportuar së fundmi në vend.