Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Ajo e Jozit”/ Pasi e përmendën në program, Loredana reagon ndaj Dalina Buzit: “Deri dje bënit artikuj me emrin tim…”

LokimagazineLokimagazine25 June, 2025

Një episod i fundit i “Dalina Show”, programi i drejtuar nga gazetarja dhe producentja Dalina Buzi, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pas diskutimeve që u zhvilluan mes saj dhe të ftuarave, gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Në një moment të intervistës, po diskutohej përzgjedhja e personazheve publikë si moderatore në televizione, ku u diskutua fakti që shumë prej tyre marrin poste në ekran jo për shkak të profesionalizmit apo përgatitjes mediatike, por si rrjedhojë e famës së fituar nga pjesëmarrja në programe të njohura si “Big Brother VIP”.

Gjatë këtij diskutimi, në një moment, Dalina Buzi përmendi emrin e Loredanës — një nga ish-banoret më të komentuara të sezonit të fundit të BBV.

Megjithatë, mënyra se si ajo u shpreh u konsiderua fyese nga një pjesë e publikut.

Konkretisht, Dalina tha: “Si e kishte (emrin) ajo, ajo e Jozit”, duke iu referuar Loredanës përmes lidhjes së saj me një tjetër ish-banor të BBV, Jozi.

Kjo frazë është interpretuar nga shumë si reduktuese dhe denigruese ndaj figurës së Loredanës, e cila ka ndërtuar një imazh publik të veçantë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, përtej marrëdhënieve personale.

Në përgjigje të kësaj situate, Loredana publikoi një video në Instastory ku shprehu pakënaqësinë e saj lidhur me komentin e bërë në emision.

Ajo theksoi se deri para pak javësh, të njëjtat gazetare që sot “harrojnë” emrin e saj, kanë shkruar artikuj për të dhe janë marrë me çdo lëvizje të saj në rrjet.

“E vetmja gjë që mund t’ju them është: Nuk është mënyra e duhur”- përmbyll videon Loredana.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/06/snapins-ai_maxshybzufo58qir9l5j44.mp4

Related Posts

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

10 July, 2025

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

10 July, 2025

Noizy e pëson keq në Zvicër: Prokuroria për Krime të Rënda merr këtë vendim ndaj tij!

10 July, 2025

Është ndarë nga partnerja apo jo? Shpat Kasapi zbulon të vërtetën njëherë e mirë!

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.