Capital T dhe Adrola nuk përmbahen me komente ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhjen mes reperit të njohur Capital T dhe modeles së famshme shqiptare, Adrola Dushi.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar publikisht marrëdhënien – deri më tani.

Së fundmi, dyshja ka nisur të shkëmbejë komente të hapura dhe të ëmbla në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se tashmë ata po e pranojnë publikisht se mes tyre ka më shumë sesa miqësi.

Emojit flirtuese dhe replikat plot shaka e përkëdheli në postimet e njëri-tjetrit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë të bindur se kjo është një dëshmi e qartë që marrëdhënia e tyre ka kaluar në një fazë më serioze.

Lidhja e përfolur prej më shumë se një viti duket se po del më në fund në dritë, ndërsa Capital T dhe Adrola duken më të afërt dhe më të lumtur se kurrë.

Fansat e tyre mezi presin një konfirmim zyrtar, por për momentin, gjestet e tyre të fundit flasin vetë.