Pas periudhës së lavdishme nën drejtimin e Kombëtares shqiptare, duket se Gianni De Biazi është drejt rikthimit në vendin tonë.
Këtë herë jo nën drejtimin e ekipit kombëtar, por si trajneri i një ekipi të kampionatit në Shqipëri.
Sipas “Panorama Sport”, teknikut italian, që zotëron edhe pasaportën shqiptare, i është bërë një ofertë konkrete nga Flamurtari.
Ekipi vlonjat arriti të siguronte këtë sezon ngjitjen në kategorinë superiore, duke u renditur i dyti në kategorinë e parë.
Pas kësaj, presidenti i klubit Sinan Idrizi duket se ka vendosur që ky rikthim në elitën e futbollit shqiptar të jetë i “vrullshëm” dhe me surpriza.
Raportohet se Idrizi ka zhvilluar një takim në fundjavë me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Taren, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares kundër Serbisë.
Sipas “Panorama Sport”, Tare ka ndërmjetësuar edhe një takim mes Idrizit dhe De Biazit, ku është diskutuar pikërisht për pankinën e Flamurtarit, pwr sezonin e ri 2025-2026.