Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Tronditet Italia/ E ëma dhe foshnja disa muajshe gjenden pa jetë në park — ja dyshimet e para

LokimagazineLokimagazine8 June, 2025
La zona del ritrovamento del corpo del bimbo di circa sei mesi aVilla Pamphili a Roma. Sul posto la polizia con la scientifica e la squadra mobile. Roma, 7 giugno 2025 ANSA/MASSIMO PERCOSSI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën mbrëmjen së shtunës, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje.

Sipas dëshmive të para, zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.

Ngjarja u zbulua nga disa të rinj që po luanin volejboll në një nga hapësirat e parkut. Një prej vajzave u largua për të kryer nevojat personale dhe u përball me një pamje tronditëse, një trup gruaje i futur në një qese të zezë, me një krah të majtë të shfaqur mbi kokë.

“Sapo e pashë, kuptova se ishte e vdekur,” tha vajza për Corriere della Sera. “Ai mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të çelët. Pastaj unë u largova, isha në shok”, tha ajoa.

Vajza i lajmëroi miqtë e saj, të cilët, të tronditur, së pari iu afruan trupit, pastaj pa menduar dy herë, vrapuan drejt policisë, të cilat në atë moment ndodheshin pranë vendit ku pak më herët ishte zbuluar trupi i një foshnje, 6 deri në 12 muajsh, i fshehur mes shkurreve.

“Dukej si një kukull. Nga rruga dukej vetëm një anë e trupit. Nuk më shkonte mendja që mund të ishte një foshnje e vërtetë,” tregoi një prej dëshmitarëve, i cili kontaktoi policinë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e rendit, zjarrfikësit, mjekët e emergjencës dhe prokuroria, me në kryeprokurorin Antonio Verdi.

Aktualisht, hetimet janë në fazë intensive. Sipas autoriteteve, ende nuk është konfirmuar nëse dy viktimat kanë ndonjë lidhje mes tyre. Megjithatë, afërsia e vendeve të gjetjes së trupave dhe koha e ngushtë ndërmjet dy zbulimeve ngre dyshime të forta për një lidhje të mundshme.

Prokuroria ka urdhëruar analizat e ADN-së për të zbuluar identitetin e viktimave dhe për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë lidhje familjare mes tyre.

Prokurori Verdi e cilësoi situatën si “shumë të ndërlikuar”, duke lënë të hapur edhe mundësinë që të bëhet fjalë për dy ngjarje të ndara.

Megjithatë, burime pranë hetimeve theksojnë se foshnja kishte shenja dhune, duke e shtuar edhe më shumë dyshimin për një vrasje të dyfishtë.

Policia po analizon të gjitha pamjet filmike nga zonat përreth parkut dhe po merr në pyetje dëshmitarët në përpjekje për të rindërtuar kronologjinë e saktë të ngjarjes.

Related Posts

Me këtë foto konfirmohet romanca e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit/ Dyshja shfaqen bashkë

14 June, 2025

E rëndë/ Producentja e njohur humb jetën gjatë lindjes

14 June, 2025

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

14 June, 2025

Babai shqiptar për djalin e tij që u mbyt në Greqi: ” Të dhurohet zemra e tij. Ai që e merr të bëjë mbi zemër shqiponjën”

14 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

VIDEO/ Irani tjetër sulm masiv me raketa ndaj Izraelit — situata e rëndë, thyhet sërish mbrojta ajrore

Me këtë foto konfirmohet romanca e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit/ Dyshja shfaqen bashkë

E rëndë/ Producentja e njohur humb jetën gjatë lindjes

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.