Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Çfarë po ndodh në SHBA? Trump mbush rrugët me ushtarë, dhjetëra të arrestuar

LokimagazineLokimagazine8 June, 2025

Los Angeles është përfshirë nga trazira pas arrestimeve masive të dhjetëra emigrantëve të paligjshëm nga agjentët federalë të emigracionit, duke shkaktuar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Incidentet nisën të premten, kur protestuesit dolën në rrugë në shenjë kundërshtimi ndaj operacioneve të arrestimit në disa zona të qytetit.

Përplasjet eskaluan në dhunë, me policinë që përdori shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba manovër për të shpërndarë turmat. Disa persona u arrestuan gjatë përleshjeve.

Për të përballuar situatën, Presidenti Donald Trump urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angeles, një vendim që është pritur me kritika të forta nga autoritetet lokale. Kontingjenti i parë prej 2 mijë ushtarësh u vendos pranë qendrës së paraburgimit në qytet, ku mbahen emigrantët e ndaluar.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka reaguar kundër këtij vendimi, duke e cilësuar si një veprim që vetëm sa shton tensionet dhe nxit trazirat. Ai theksoi se, në rrethana normale, janë shtetet që vendosin për aktivizimin e Gardës Kombëtare, jo presidenti.

Megjithatë, ligji federal i lejon presidentit amerikan që, në situata të caktuara, të marrë kontrollin mbi Gardën Kombëtare. Këto përfshijnë rreziqe të jashtme, kryengritje të mundshme, apo paaftësi të autoriteteve lokale për të garantuar rendin publik.

Nuk është hera e parë që presidenti Trump ka ndërhyrë në këtë mënyrë. Në vitin 2020, gjatë protestave të gjera në SHBA pas vdekjes së George Floyd, ai u bëri thirrje guvernatorëve të shteteve që të dislokojnë trupat për të mbajtur rendin në Uashington. Disa prej tyre pranuan, ndërsa të tjerë refuzuan një përfshirje të tillë.

Presidenti ka deklaruar më herët edhe planet për të përdorur Gardën Kombëtare në ndihmë të operacioneve të Imigracionit dhe Doganave (ICE), për të mbështetur deportimin e emigrantëve pa dokumente.

Related Posts

VIDEO/ Irani tjetër sulm masiv me raketa ndaj Izraelit — situata e rëndë, thyhet sërish mbrojta ajrore

14 June, 2025

Ekspertët bëjnë zbulimin tronditës: “Përplasjen e avionit e shkaktoi bashkë-piloti”

14 June, 2025

Izraeli vret këshilltarin më të lartë të liderit suprem të Iranit

14 June, 2025

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Francën: drejt Luftës së Tretë Botërore?

14 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

VIDEO/ Irani tjetër sulm masiv me raketa ndaj Izraelit — situata e rëndë, thyhet sërish mbrojta ajrore

Me këtë foto konfirmohet romanca e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit/ Dyshja shfaqen bashkë

E rëndë/ Producentja e njohur humb jetën gjatë lindjes

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.